Një 17-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Baldushk, ku adoleshenti ishte duke drejtuar një makinë tip “Benz”, por dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë është përplasur me një bordurë anësore. I riu për fat të keq ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.