Në GJKKO sot zhvillohet seanca për aferën e inceneratorit të Fierit, ku të pandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Pas pretencës së dhënë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tashmë togat e zeza do të nisin gjykimin ndaj të pandehurve: Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi.
Në rendin e ditës, sot pritet që gjykata të shprehet nëse do të pranoje apo jo gjykimin e shkurtuar ndaj të pandehurve, që nëse do të shpallen “fajtor”, do t’u ulet 1/3 e dënimit.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg. U kërkua gjithashtu konfiskimi i dy kompanive kryesore, “Integrated Technology ShPK” dhe “Alb Tech”. Akuza kërkoi konfiskimin e 4 kompanive qe paguan kompanitë kryesore, si dhe 8 apartamente në pronësi të kompanive në fjalë.
KËRKESA E SPAK:
Lefter Koka, 10 vite, me gjykim të shkurtuar përfiton 6.8 vite
Alqi Bllako 4, i ulet 2.8 vite
Serafin Papa 4 vite
Pëllum Abeshi 4 vite
Jonida Zqeqo 4 vite
Bardhyl Çabiri 4-2.8 vite
Mirel Mërtiri 10-6.8 vite
Stela Gygallja 7-4.8 vite