Aktori i njohur i humorit, Marin Orhanasi ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se Luan Topi”. Aktori ka rrëfyer mbi jetën e tij personale dhe atë profesionale.
“Doja të luaja bilardo të mos bëja mësim. Teatrin e kam nisur për të justifikuar mungesat në shkollë sepse nënës time i vinte turp kur vinte në shkollë dhe shikonte mungesat e mia.
Ka qenë një rast kur duhet të bëja një hartim dhe zysha e dinte që unë nuk doja të bëja mësim. “Shkruaje “ më tha dhe dil pastaj. Tema ishte si i klauat pushimet verore dhe unë kam shkruar vetëm “Mirë faleminderit, si ke qenë ti?”- tha aktori.