Napoli u shpall kampion i Serie A për herë të tretë në histori. Pas 33 vitesh pritje, prej javësh Napoli është në festë për këtë sukses të madh të skuadrës së Luciano Spallettit. Veç tyre, figura të shumta publike janë duke mbajtur premtimet “ekstreme” për dalje nudo në rrugë.

Fjala është për aktorin Francesco Paolantoni, fans i vërtetë i Napolit dhe figura kyçe në programe të ndryshme të Rai-t. Aktori kishte premtuar publikisht se do të dilte lakuriq nëpër rrugët e qytetit nëse Napoli shpallej kampion i Serie A dhe e mbajti fjalën si burrat. Ai ka ecur lakuriq, i ndjekur nga turma e njerëzve.

“Përveç kurorëzimit me titullin, sot është kurorëzimi i Paolantonit, mbretit absolut të Napolit. Në Romë Ferilli, në Napoli Paolantoni”.

“Paolantoni e ka mbajtur premtimin për kampionatin e Napolit: ai endej lakuriq në breg të detit duke ngrënë makarona dhe patate”, “Çfarë bën Paolantoni lakuriq me një tenxhere me makarona dhe patate mbi ****”, janë vetëm disa nga komentet e shumta në rrjetet sociale, ky video e këtij momenti është bërë tejet “virale”.