Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka sjellë në studion e “Opinion” një kolazh filmik në të cilin ka bërë të njohur faktin, se fotoja për të cilën Berisha akuzonte që ishte e Erion Veliajt në Iran i përkiste në fakt kitaristit të grupit “Eagles”, Joe Walsh.
“Akuzohet Erion Veliaj prej javësh, që ka qenë në Iran, aty ka bërë një deal për të marr para për inceneratorët etj., etj.
I thuhet publikut që ky është Erion Veliaj dhe ja thotë me paturpësi, pa bërë asnjë verifikim dhe thotë ma kanë dhënë shërbimet sekrete dhe ndërkohë ai është një kitarist i “Eagles”, i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2 vjeç në mos gaboj.
Kjo aferë me Iranin del nëpër media dhe pasi bëhet kjo askush nuk e merr t’i thotë që kjo është gënjeshtër, t’i po mashtron një opinion të tërë publik”, tha Rama.