Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Erion Veliaj zbuloi këtë Fake NeWs të prodhuar nga Sali Berisha se Erion Veliaj ka qenë në Iran në vitin 2008. Berisha publikoi në një studio televizive edhe një foto për të cilën pretendonte se është Erion Veliaj, por mjafton një kërkim i thjeshtë dhe provon se fotoja është e kitaristit të njohur amerikan të grupit legjendar ‘Eagles’, Joe Walsh, në moshë të re.
“Saliu qartazi i ka dhënë lejen çdokujt që të talleT me të. Sepse është vërtetë objekt talljeje. Dhe kur unë thosha edhe në emisionin tënd të fundit që thirrja ime për Shkëlzenin dhe për Argitën është lidheni babin se ka dalë duarsh, ishte një thirrje jo prej kryetari të bashkisë, por prej një njeriu që thotë, një njeri 80-vjeç nuk mund të jetë objekt gajasjeje. Ky në foto është vet Joe walsh. Joe walsh është kitaristi i “The Eagles”, që ka kënduar këngën e famshme “Hotel California”, që vetë kënga ka dalë në vitin ’76, unë kam lindur në ’79-ën. Pra bëhet fjalë për një foto dhe për një këngëtar që famën e vet dhe që është mosha e Saliut sot, që famën e vet ky e ka në vitin ’76 me “Hotel California”. 3 vite para se të lindja unë. Tani, unë, 3 vite para se të lindja kam qenë kitaristi i “The Eagles”, kam bërë “Hotel California” dhe pastaj kam shkuar në Iran dhe me Gardën Iraniane, e cila në atë kohë, se në atë kohë ishte Shahu i Iranit, pra 3 vite përpara se Shah Palavi të rrëzohej dhe vritej nga Komeiini dhe të vinin Mullat dhe të gjithë radikalët islamikë në Teheran, unë paskam shkuar dhe me gardën që nuk ekzistonte, paskam blerë një incenerator që ta ruaja, që kur unë të bëhesha kryetar bashkie, ta ruaja këtë inceneratorin 40 e ca vite, se 43, plus 3 para se të lindja, 46 vite dhe ta ruaja që kur të vinte Sharra. E kupton sa qesharake. Tani këtu problemi nuk është Joe Walsh dhe kitaristi që e ka postuar vet këtë foto. Këtu problemi është që një njeri që e kemi pasur president, kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Dhe ti kupton, jo vetëm kaq, por ai gënje aty. Tha ma kanë dhënë shërbimet. Shërbimet i paskan dhënë këtij. Ndërkohë këtu çdo lloj anonimi i servir këtij anonim të lutem, siç i çojnë nëpër këto portalet dhe ketë ta postojnë të gjitha portalet e opozitës. Këtu problemi më i rëndë nuk është ajo që thotë Saliu, që Saliu është bërë një lolo sot, edhe që është një njeri qesharak, kjo as që diskutohet fare”, deklaroi Veliaj.
Kreu I Bashkisë u shpreh se problem më I madh në këtë histori janë disa portale pranë opozitës që nuk bënë asnjë verifikim. “Këtu pjesën më të madhe të medias e kontrollon opozita. Pra, opozita mund të thotë idiotësinë më të madhe dhe ty, ish-shokët e tu, “Lapsi”, Bushati me Shkullakun rrinë nëpër çdo kanal, japin çdo lloj informacioni, kanë harruar të bëjnë gazetarin. Pra janë gati llokum, çfarë t’iu çojë Saliu, këta e botojnë. Dhe kur njerëzit më thonë pse nuk del në debat me të, çfarë të dalësh në debat? Se ti nuk del në debat me njerëz normal, ti del në debat me një njeri që të thotë ti je kitarsti i “The Eagles”, ke bërë “Hotel California” dhe ke qenë dhe në Iran dhe këtë para se të lindje. Pra, gjërat që thuhen në këtë vend janë anomali. Dhe ky vazhdon shkon nga televizioni më televizion dhe nuk i thotë një njeri më fal, ka një kontroll faktesh? Sot ka ka google image search. Pra ti kontrollon sot jo vetëm fjalët, por ti mund të vësh një fotografi dhe google ta nxjerr që kjo është foto e Joe Walsh e bërë në ’76-ën, për turin e “Hotel California”. Dhe kur ti shikon, ja shoku ynë tjetër, Enton Abilekaj, domethënë këta janë njerëz që i ke në çdo studio”, nënvizoi Veliaj.
Por, çfarë ndodhi në emisionin e Blendi Fevziut?
Prej disa ditësh Sali Berisha u përpoq të bëjë sa më të besueshëm për publikun një gënjeshtër të trashë të shpikur prej tij, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhje me Iranin dhe se sipas tij, ai e ka vizituar atë vend në vitin 2008. Për ta ilustruar këtë, Berisha publikoi në ‘Opinion’ edhe një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran.
Është e habitshme se si edhe gazetarët e ftuar në studio e pohuan diçka të tillë, pa bërë asnjë verifikim gazetaresk. Ndërkaq, i vetmi që hodhi dyshime mbi atë foto dhe që u tall që në fillim, ishte drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.
Personi që Sali Berisha nxorri në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitarristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Ëalsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe mashtrimi i Berishës bie lehtësisht. Joe Walsh sot është 75 vjeç, ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën.
Nuk dihet nëse dikush, ndoshta i fshehur pas petkut të ‘qytetarit dixhital’, ka vendosur të tallet keq me Berishën, por nëse e ka bërë, i themi se nuk është mirë të tallesh me një plak 80 vjeçar.