Vijnë reagimet e para nga grupimi i Berishës pasi Enkelejd Alibeaj njoftoi dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike.
Në një postim në Facebook, Edith Harxhi i bën thirrje Tabakut dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi që “të sjellin vulën në seli.”
“Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar,” shton anëtarja e Kryesisë së grupit të Rithemelimit në postimin e saj.
Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, #JoridaTabaku#GazmendBardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!
Edith Harxhi