Ernest Koliqi ishte poet, shkrimtar, dramaturg, dijetar dhe përkthyes i njohur shqiptar. I lindur në Shkodër, ku gjithashtu aty mori edhe mësimet e para, ai u transferua në Itali për të studiuar në Brescia dhe më pas në Universitetin e Padovës.
Ai lindi më 20 Maj 1903 dhe ndërroi jetë në Romë, më 15 janar 1975. Si shkrimtar shumë nga veprat e tij letrare u ndaluan gjatë kohës së komunizimit për shkak të pikëpamjeve të tij politike liberale. Ai u bë krijues në prozë, dhe së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohen themeluesit e prozës moderne shqiptare.