Ambasadorja e SHBA Juri Kim vizitoi sot Tropojën në kuadër të turit të largimit nga Shqipëria. Ajo bëri shëtitje në rrugët e qytetit Bajram Curri duke takuar qytetarë e kalimtarë të rastit.
Amasadorja gjithashtu piu kafe në një nga lokalet e qytetit.
“Është e rëndësishme të përpiqeni për më të mirën tuaj, të jepni më të mirën tuaj sepse çdo mundësi që do të dalë para jush është e rëndëishme, kështu që përdoreni.
Dhe gjithashtu të jeni krenar për nga vini. Babai im vinte nga malësia. Prandaj më pëlqen të vij në Bajram Curr,” tha ajo.