Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kandidatët e subjektet zgjedhore e kanë të ndaluar që të bëjnë fushatë apo të adresojnë thirrje për mbështetje gjatë ditës së votimit.
‘Kandidatët dhe subjektet zgjedhore e kanë të ndaluar që të bëjnë fushatë dhe të adresojnë thirrje për mbështetje gjatë ditës së votimit.
Nëse thirrjet e tyre janë thjeshtë si ftesa të votuesve për të marrë pjesë në votime kjo s’ka problem, por nëse thirrjet janë më votoni mua ato janë të ndaluar nga ligji. Kandidatët ta respektojnë këtë kërkesë të ligjit në interes të procesit.’- tha Celibashi.
Kjo me sa duket eshte pergjigjia e kreut te KQZ ne lidhje me kerkesen me shkrim te PS, e cila ankohet se Kelliçi ka shkelur ligjin, duke perdorir premtime elektorale ne thirrjen e tij drejtuar qytetareve diten e zgjedhjeve.