Qytetarë të Himarës që janë shoqëruar nga policia, pas daljes nga DVP Vlorë deklarojnë se janë kontaktuar nga njerëz të Fredi Bejlerit për të shitur votën. Ata thonë se u ishte ofruar nga 10 mijë lekë për person në familje për t’i dhënë votën Fred Belerit.
“Ishte Beleri dhe na tha do të japim lekë. Nuk dua lekë i thashë. 100 mijë lekë për votë më tha. Isha unë nusja dhe mamaja. Ne nuk pranuam. Nuk kemi marrë lekë.”- tha një qytetar,
“Na thanë do u japim secilit nga 10 mijë lekë për ta votuar. Vetë ai nuk më ka thënë gjë por më kanë thënë Niko Panajoti”jepja votën Fredi Belerit”. Erdhën sot na morën në 3 pa 10 nga shtëpia.”- tha një tjetër qytetare.