Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij të facebook lidhur me kandidatin e dyshes Berisha – Meta, Fredi Beleri i cili u kap në flagrancë nga Policia teksa ofronte para’ në këmbim të votës.

Deputeti Koçi shprehet se gjithmonë e ka konsideruar dëmprurës caktimin e Fredi Belerit si kandidat dhe se akti i tij provokues teksa përpiqej të intimidonte emigrantët shqiptarë duke u thënë se në rast vote ndaj Partisë Socialiste do lobonte që t’u pezulloheshin dokumentet.

Koçi shkon më tej kur shkruan se Zgjedhja e dyshes Berisha – Meta për caktimin e Fredit kandidat ka pasur si qëllim tensionimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës.

Ndaj, sipas deputetit Koçi arrestimi i Belerit dhe reagimi i Athinës zyrtare ka shkaktuar fërkimin e duarve nga ana e Metës dhe Berishës.

Statusi i plotë:

Qysh ne krye te heres e kam konsideruar nje vendim demprures caktimin e Fredi Belerit si kandidat te ciftit Berisha Meta per Kryetar Bashkie te Himares.

Dukej qartazi nje akt provokues flagrant ndaj frymes se mirekuptimit dhe paqesimit te gjakrave qe dominonte ne vitet e fundit ne Himare.
Ishin harruar ngjarjet e motivuara nga sherri “nderetnik”.

Nuk ndjej ndonje kenaqesi ne arrestimin e Belerit, por gjykoj se ne kalkulimet e Saliut dhe Ilirit me kandidimin e tij pritej edhe nje acarim i mundshem i retorikes diplomatike me Tiranes dhe Athines mike.

Pra Fred Beleri eshte nje investim ne dem te marredhenieve normale mes dy vendeve tona.
Sepse, duke qene jo rastesisht i perfolur per rol kriminal ne masakren e Peshkepise, vetekuptohet potenciali provokues i ketij emri si kandidat ne nje zone ku nuk ka vetem det, por gjendet edhe benzine per ti vene kollaj zjarrin.

Berisha dhe Meta ferkojne duart. Mos kujtoni se i qajne hallin Belerit apo lirise se zgjedhjeve. U duhet acarimi diplomatik me Greqine, fenomen i cili nuk ka munguar edhe me pare. Nuk eshte hera e pare qe Berisha perfiton nga vendi fqinj ne fushata zgjedhore. Me vjen keq qe Greqia edhe kesaj rradhe “vrapoi” te bjere ne gracken e Saliut.

Une besoj se drejtesia duhet te veproje pa ja vene veshin kerkesave te politikes. Zbatimi i ligjit eshte politika me e mire edhe ne raste te tilla.

Beleri si jashte apo brenda dyerve te burgut ja beri demin Himares, mirekuptimit te mirevendosur nga PS keto vite dhe imazhit te Greqise diplomatike ne Shqiperi.

Ndarja nga figura te tilla i sjell mbaresi Himares, PD se, dhe normalitetit te marredhenieve me Greqine mike.