Ish-kryeministri Sali Berisha para Kuvendit tha se arrestimi i kandidatit të zgjedhur në Himarë Fredi Belerit për blerje votash është akt politik.

Berisha tha se zëri i Belerit mund të jetë montuar në laboratore, ku dha deklaratën e fortë se gjithçka po bëhet pasi kryeministri Edi Rama kërkon të zaptojë trojet në Himarë.

“U bë ndonjë fushatë, Basha ku e bëri fushatën ajo është histori e kalit të Timulegut, e vunë logon aty dhe e mori. Lavdi logos. Zgjedhjet u vodhën masivisht dhe është krim i shëmtuar, kushdo që ka dyshim të shohë partinë e vjedhur të Tom Doshit, Rama ka vjedhur dhe blerë vota të paktën minimum 3 deri në 4 herë se Tom Doshi. Edi Rama ka para më shumë se Toma, ka gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votblerjen dhe Rama ka përdorur metodat më të hapura, zarfin të cilin avokatërit e vjedhjes që bërtasin roftë hajduti, dëshmojnë degradim të dinjitetit të tyre. Rama çoi zarf me 50 mijë lekë, për shumë persona. Zarfi për ata që bërtasin rroftë hajduti, të jenë të sigurt se kanë kryer krim elektoral. Janë faktet e fundit, avoketërit e vjedhjes së votës që janë përdorur studiot si zyra avokatie për ta. Një natë para votimeve apo dy arrestuan në klubin e vetë Belerin, ai ishte duke ngrënë picë dhe thanë e kapëm duke blerë vota. Pashë një nënë me tre fëmijë që u arrestua në 2 të natës, e morën bashkë me djalin e madh dhe pushtuesi më i egër nuk e bënë, në vend që ajo nënë të qarkullonte në studio si dëshmi flagrante e një akti kryekëput politik kundër qytetares së pambrojtur, ajo u shua u zhduk nuk iu mor asnjë intervistë. Në vend të retorikës sesi mund të merret një nënë në dy të natës, u përfol ku u blenë votat. Toshi ia kishte mbyllur gojën me euro. Tufa ancionaliste të verbra ndaj Belerit, çdo akt politik ndaj kujdo është akt i rrezikshëm për vendin dhe antidemokratik. Pavarësisht nga etnia e tij, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, nëse flaken këto parime po shkojmë drejt të shkuarës. Interesa të Edi dhe Olsi Ramës, për trojet e bukura të vendin, bën që Beleri të arrestohet me një montim. Këta montojnë dhe zërin, gjithçka bëhet në laborator, janë përpjekje për të zaptuar trojet në Himarë, dhe mbuluar megakrimin e tmerrshëm elektoral dhe për të deformuar rezultatin”, tha ai.