Kandidati i koalicionit, ‘Bashke Fitojme’ në Himarë, Fredi Beleri është arrestuat mesnatën e sotme (e premte).

Ai akuzohet për blerje votash. Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.

Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë. Teksa Beleri ndodhej në komisariatin e Himarës, simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij.