Gjenevë, 23 Maj – “Po ndërveprojmë në nivel rajonal dhe më gjerë për të adresuar sfidën e mobilitetit të mjekëve dhe fuqizimin e ekipeve mjekësore brenda vendit”- Deklarta u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po zhvillon punimet në Gjenevë.
Duke adresuar sfidat shëndetësore post-pandemisë, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Ne në Shqipëri kemi bërë hapa përpara përsa i përket mbështetjes të sistemit shëndetësor, fuqizimit të tij, aspekteve që lidhen me kujdesin shëndetësor përsa i përket kategorive vulnerabël dhe gjithashtu dhe adresimit të çështjeve që vijnë nga pandemia COVID-19, sikurse janë problematikat e shëndetit mendor.
Ne kemi tashmë filluar me zbatimin e strategjisë të kujdesit parësor, duke përfshirë dhe duke integruar në kujdesin shëndetësor shërbimet sociale. Kemi hapur 50 qendra shëndetësore të cilat tashmë ofrojnë dhe kujdes të integruar social dhe tashmë kemi objektivin që nga 2023 të zgjerojmë këto shërbime edhe me 50 qendra të tjera në kujdesin parësor”, tha Manastirliu.
Ne fjalën e mbajtur në Asamblenë e 76-të të OBSH-së, Ministrja Manastirliu foli për lëvizshmërinë e mjekëve dhe masat e marra për të adresuar këtë fenomen.
“Fokusi tashmë është drejtuar tek sfida e mobilitetit të profesionistëve të shëndetësisë, ku së bashku me vendet antarë të OBSH, vendet e rajonit dhe vendet europiane, ne do të vijojmë bashkëpunimin për të adresuar këtë sfidë jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar në mbështetje për të patur dhe për të shfrytëzuar forma të ndryshme të bashkëpunimit, në mënyrë që të kemi një mbështetje më të madhe për burimet tona njerëzore përsa i përket trajnimit dhe edukimit të tyre në vazhdim dhe fuqizimit të stafeve dhe ekipeve mjekësore brenda vendeve”, tha Manastirliu.
Asambleja e 76-të e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet në Gjenevë, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, ku po diskutohet për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore si dhe rolin e teknologjisë dhe inovacionit në aksesin e shërbimeve shëndetësore.
Home Lajme Aktualitet Asambleja e 76-të e OBSH, Manastirliu: Bashkëpunim ndër-rajonal për fuqizimin e burimeve...