Kryegjyshin Botëror i Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj feston sot ditëlindjen dhe më këtë rast ai ka bërë bashkë politikanë, klerikë, biznesmenë e diplomatë, të cilëve u ka dhënë një mesazh.

Një jetë në rrugën e Zotit, në shërbim të tij, i mbushur me dashurinë për besimin ndaj Zotit Kryegjyshi i Bektashinjëve ose siç njihet Baba Mondi ka festuar sot përvjetorin e tij të 64-të.

Ai ka mbledhur në këtë ditë të veçantë të afërm, miq, besimtarë dhe personalitete të ndryshme nga politika, biznesi, arti dhe diplomacia.

E teksa ka përshëndetur e falënderuar të ftuarit, ai nuk ka lënë pa ndarë me të pranishmit një mesazh të vyer për të gjithë, ai tha se jeta e tij do të jetë gjithmonë në shërbim të Zotit duke dhënë mesazh që kudo të mbizotërojë dashuria, paqja dhe mirësia.

“Në këtë ditë të përvjetorit tim uroj dhe bekoj për të gjithë ju të keni dashuri, paqe mirësi e cila na nderon neve si njerëz. Dashuria është ajo që mban njerëzimin ne këmbë. Edhe puna e cila i largon njerëzit nga kuqësia edhe dituria që i mëson njerëzit të kenë dashuri me njëri-tjetrin, i mëson me mësimet e Perëndisë, të shkencës të kulturës artit gjithçka që ka krijuar Zoti”, u shpreh Baba Mondi në mesazhin e tij.