Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla, ka komentuar përmes një deklaratë për media pritshmëritë e PS-së në këtë qark.
Balla tha se objektivi i Partisë Socialiste është që pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët se vitet e tjera, të ruhet mesatarja e votave historike.
Balla theksoi se fitorja në bashkitë e këtij qarku pritet të jetë mbi 60%.
“Ju e dini që objektivi jonë është të kthehemi në 10 me 6 në vitin 2025. Pjesëmarrja ka variuar në të gjitha bashkitë. Në Lushnjë pjesëmarrja është më e lartë se sa një vit më parë, por më e ulët se mesatarja ndër vite. Pjesëmarrja në Fier është më e ulët.
Pritshmëria jonë për votat e Partisë Socialiste është për një rezultat historik, gjithçka mbi 60%. Secila nga partitë shqetësohet për votat e veta historike. Unë dua t’iu them që brenda kësaj pjesëmarrjeje ne do të konfirmojmë votat tona në Fier, thjesht do të thellohet rezultati. Ne pretendojmë të marrim një mesatare të votës historike edhe në këto kushte pjesëmarrjeje. E vërteta është që presim një rezultat shumë të mirë”, tha Balla.