Topi tha se qëndrimi i Berishës pas humbjes së opozitës ishte një shenjë e keqe dhe sipas tij, nëse nuk reflektohet, rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të jetë i njëjti.

Ai shtoi se fushata për zgjedhjet vendore ka qenë e dominuar nga liderët politike.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa. Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu.

Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar. Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë.

Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe.

Këto janë pjesë e infrastrukturës. Substanca është si ka qenë sjellja politike dhe situata brenda një partie të përçarë. Historia fillimisht është politike dhe pastaj infrastruktura. Fushata sipas meje nuk lidhej me qëllimin e një fushate administrative, ishte një fushatë politike ku krerët e partive monopolizuan dhe nuk lanë hapësirë për kandidatët. Nga ana e mazhorancës një fushatë jashtëzakonisht vulgare.

Përsëritet historia ku njerëzit që kanë përgjegjësi nuk ofrojnë asgjë.

Statusi non grata i Berishës ka ndikuar në rezultat, sepse së pari ndikoi në përçarjen e PD.

Berisha për të qëndruar në lojë u bashkua me partinë e zotit Meta. E shoh këtë me atë që kryeministri tha sot, që i doli së brendshmi.

Falenderoi votuesit e djathtë që nuk shkuan të votonin. Ai urdhëron strukturat të bëjnë analizat për rezultatin. Kjo paralajmëron çdo ndodhë në zgjedhjet e ardhme.

PS vijon të jetë në organizim. Kampi i majtë është i update-uar. Dorëheqja është akt civil i përgjegjësisë së lartë individuale, duhet të jetë rezultat i reflektimit të tij. Nëse këta njerëz që e sollën situatën deri këtu nuk reflektojnë, rezultati i ardhshëm është i paralajmëruar.

Historia e një marrëdhënie politike është e shtrirë në vite. Sëmundja që ka karakterizuar PD dhe lidershipin ka qenë tendenca krijo konflikt dhe elimino, por vjen një ditë që gjithë këto resurse, apo tronditet një marrëdhënie besimi, atëherë vjen një ditë që të gjitha këto të kthehen pas.

Ky vend po rrëshqet në mënyrë të pakuptueshme në mungesë të opozitës. Ndonjëherë më mirë të ‘mos ketë një opozitë’ se të kesh një opozitë të tillë. Pra nëse këto faktorë negative do të vazhdojnë të qëndrojnë, atëherë kjo sëmundje do të vazhdojë. Politikanët e formuar, njerëzit shtetar dinë të projektojnë gjëra të mëdha, këta nuk luajnë as me porta të vogla.

E vlerësoj rolin e zotit Roland Bejko. Ai doli dhe mbajti flamurin e asaj partie rreth të cilës janë edhe disa që tentojnë t’i marrin rolin. Ka qenë një tension i qëndrueshëm i zotit Rama për të hyrë në Shkodër. Ajo vëmendje sipas meje që ka qenë për Vlorën, të jeni të sigurt që do të shkojë për Shkodrën dhe të jeni të sigurt që i bën mirë.

Ata nuk lëvizin, nuk reflektojnë dhe asnjëherë nuk më ka përkuar inteligjenca e Shkodrën me një qëndrim për t’i dhënë votën atyre që nuk e kanë respektuar. Por Rama këtë do ta përdorë për ta kthyer Shkodrën në një epiqendër politike të veriut për shtrirë dominimin atje dhe e djathta duhet të dijë të mësojë. Politika projektohet në dekada.

Politikanë intelektualë mund të shkojnë edhe 10-15 vite, ai për vete dhe për formacionin e tij, po mendon gjatë. Ndaj them se sa nuk është vonë të djathtët duhet të dalin nga izolimi i tyre. Nëse nuk realizohet një organizmin brenda 6 mujorit të parë të jeni të sigurt se zgjedhjet që vijnë do të jenë asgjësuese për të djathtën.

Ka një paradoks të fuqishëm, kur dikush e shtrin pushtetin dhe nuk është thjesht politik, është pushteti që ka mbi çdo strukturë të jetës, por ka edhe një paradoks tjetër, në historitë gjysmë të zhvilluar ka një paradoks që vjen me ato lëvizje që i kemi parë. Shqipëria duhet të dijë të ndërtojë gjëra në mënyrë graduale dhe sot më shumë se çdo gjë tjetër ka nevojë të riorganizojë të djathtën, dhe jo mbi ato njerëz që i lanë pronarët pa toka”, është shprehur Topi.