Me La Ligën tashmë në xhep, Barcelona mund të mendojë për të tjera arritje deri në mbyllje të sezonit në Spanjë.
Objektivi më i rëndësishëm është arritur, por në dhomat e zhveshjes në Katalonjë mendojnë për të tjerë “tituj” për të fituar në nivel ekipor dhe në nivel individual. Ter Shtegen është një hap larg fitores së “Zamorës” (çmim që jepet për portierin më të mirë të sezonit në Spanjë); Levandovski për të festuar “Pichichi”-n (trofe që jepet për golashënuesin më të mirë në La Liga).
PORTA – Ter Shtegen është në rrugën e tij për të fituar “Zamorën” e tij të parë, një trofe që mund të jetë gjithashtu historik. Portieri gjerman ka pësuar vetëm 13 gola në këtë sezon në La Liga, ose 0.38 gola për ndeshje. Rekordin në Spanjë e mban portieri i Atletikos së Madridit në sezonin 2015-2016, kur Jan Oblak pësoi vetëm 18 gola, duke barazuar rekordin e Pako Lianjos të Deportivo la Korunjës në sezonin 1993-1994.
Ka katër ndeshje deri në fund (Sociedad, Vajadolid, Majorka dhe Selta) gjermani do të bëjë gjithçka për të vendosur një rekord të ri. Ter Shtegen gjithashtu ka ruajtur portën e paprekur në 25 nga 34 ndeshjet në La Liga në këtë sezon, duke kapur rekordin e shekullit XXI të mbajtur nga Petër Çeh me Çelsin në sezonin 2004- 2005 dhe nga Oblak në sezonin 2015-2016.
LEVANDOVSKI – Polaku ka pjesën e tij të lavdisë pothuajse të siguruar. Ai numëron 21 gola, katër më shumë se Benzema (Real Madrid) dhe gjashtë më shumë se Hoselu (Espanjol).
EKIPORE – Kolektivisht, Barça është në kohë për të fituar La Ligën me diferencën maksimale në pikë ndaj klasifikimit të dytë. Skuadra Ksavit kanë një diferencë prej +14 pikësh ndaj Realit. Rekordi është +15 dhe mbahet pikërisht nga Barça e Tito Vilanovës, e cila në sezonin 2012- 2013 (100 pikë), e mbylli sezonin 15 pikë nga Reali.