Barometri në Euronews Albania i ka pyetur qytetarët e Tiranës për tiparet mbi të cilat ato bazohen kur zgjedhin kryetari e bashkisë.
78.8% e kryeqytetasve ndikohen nga programi me të cilin garon kandidati për ta zgjedhur. 64.2% e qytetarëve ndikohen nga personaliteti i kandidatit para se të votojnë një kandidatë. Për 30% të qytetarëve partia apo koalicioni për të cilin kandidon dhe për 28.3% ndikon kryetari i partisë.
24% e kryeqytetasve. para se të votojnë bazohen nëse është kandidat nga partia që ka pushtetin qendror dhe 22.5% nga premtimet për favore personale.
13.7% e qytetarëve ndikohen nga familja para se të votojnë, 6.5% ndikohen nga njohjet personale dhe 3.5% nga origjina apo vendlindja e kandidatit.
Kur i shohim krahasuar me tre muaj më parë, renditja është e njëjtë por ndryshon përqindja. Ndikimi nga programi është rritur me 2.8% dhe ndikimi nga personaliteti është rritur me 5.8%. Ndërsa ndikimi nga partia është ulur me 7.3% po ashtu është ulur me 2.6% ndikimi nga partia për të cilën kandidon dhe me 3.5% ndikimi nga fakti që është kandidat i partisë në pushtet.
Tek qytetarët të cilët para se të votojnë nisen nga programi, 80.9% janë femra dhe 76.7% janë meshkuj.
Tek qytetarët të cilët para se të votojnë nisen nga personaliteti i kandidatit, 68.4% janë femra dhe 59.9% janë meshkuj.
Nga qytetarët të cilët para se të votojnë nisen nga programi më shumë i përkasin grup moshës 55-64 vjeç me 84.6% dhe më pak grup moshës 45-54 vjeç me 65.9%.
Nga qytetarët të cilët para se të votojnë nisen nga personaliteti i kandidatit, më shumë janë grupmosha 18-24 vjeç dhe 55-64 vjeç me 69.2% me më pak grup mosha 25-34 vjeç me 58.3%.
Tek qytetarët që kanë zgjedhur programin si faktor që ndikon në zgjedhjen e kryetarit të bashkisë 80% janë të majtë, 77.2% të djathtë dhe 86.2% të pa identifikuar politikisht.
Ndërsa tek qytetarët që kanë zgjedhur personalitetin e kandidatit si faktor që ndikon në zgjedhjen e kryetarit të bashkisë 63.2% janë të majtë, 65.9% të djathtë dhe 68.1% të pa identifikuar politikisht.
Nga qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie partinë për të cilën kandidon, 32.2% janë meshkuj dhe 27.8% janë femra.
Nga qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie kryetarin e partisë për të cilën garon kandidati, 29.9% janë meshkuj dhe 26.8% janë femra. Ndërsa nga qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie të qenit kandidat i partisë në pushtet, 24% janë meshkuj dhe 24% janë femra.
Nga qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie partinë për të cilën kandidon më shumë janë grup mosha 45-54 vjeç me 37.5% dhe më pak grup mosha 18-24 vjeç me 22.1%.
Nga qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie kryetarin e partisë për të cilën garon kandidati, më shumë i përkasin grup moshës 65-80 vjeç me 34.5% dhe më pak grup moshës 18-24 vjeç me 22.1%.
Ndërsa nga qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie të qenit kandidat i partisë në pushtet, më shumë janë të grup moshës 65-80 vjeç me 26.6% dhe më pak të grup moshës 18-24 vjeç me 22.1%. Qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie partinë për të cilën kandidon, 30.7% janë të majtë, 37.9% të djathtë dhe 12.6% të pa identifikuar politikisht.
Qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie kryetarin e partisë për të cilën garon kandidati, 33.7% janë të majtë, 34.1% janë të djathtë dhe 9.1% të paidentifikuar politikisht. Ndërsa qytetarët që kanë zgjedhur si faktor që ndikon në votën e tyre për kryetarë bashkie të qenit kandidat i partisë në pushtet, 33.3% janë të majtë, 17.9% janë të djathtë dhe 10.1% të pa identifikuar politikisht.