Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha në një prononcim për gazetarët para Kuvendit, për situatën brenda Partisë Demokratike u shpreh se çdo deputet i PD-së duhet të flasë.
Sipas tij deputetët duhet të tregojnë nëse do të vijojnë që të mbajnë qeverisjen e rilindjes në pushtet apo do t’i shërbejnë demokratëve. Sa i takon rikthimit të Bashës, Hoxha u shpreh se është herët që të flasin për një kryetar partie.
‘Është e rëndësishme që të flasë çdo deputet. Nëse duna t’i shërbejnë demokratëve apo do të vijojnë që të mbajnë qeverisjen e rilindjes në pushtet. Do ta bëj unë i pari. Duhet të bëjnë të gjithë ato që kanë humbur të gjitha zgjedhjet. Kjo është përgjegjësia. Nëse do të ishim bashkë pas 25 prillit s’do të kishim këtë qeveri në pushtet. Të marrin përgjegjësi deputetë. Lulzim Basha mendoj se është herët të flasim për kryetar partie. Nëse jemi dy parti duhet të shohim. E tregon koha deputetët nëse do të marrin qëndrim për të dalë mbi interesat personale. Nëse në 2 vite kemi thënë se jemi me 2 parti unë nuk po e shoh. Duhet të bashkohemi e pastaj të bëjmë garë për kryetar.’- u shpreh Hoxha.
Ndërsa deputeti Ervin Salianji u shpreh se nuk mundet që ato që kanë dalë në vend të katërt t’u kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët.
‘Do të vazhdohet sërish me të njëjtën mënyrë. Ka dhe një budallallëk. Ata që kanë dalë të katërtit u kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët. S’po them për vete se kam dalë i pari aty ku kam qenë. Demokratët dhe shoqëria kanë gjithë të drejtën që të kërkojnë llogari.’- tha Salianji.