Kandidati i Partisë Demokratiken, Roland Bejko gjatë takimet me banorët e tregtarët e zonës së Xhamllikut e cilësoi si të parealizueshëm premtimin e mbajtur nga rivalët e tij për transport publik falas.

Gjatë takimeve me biznesin e vogël, Bejko theksoi se bashkia e Tiranës ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat.

“Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”, tha ai.

Gjithashtu Bejko premtoi edhe dhe lehtësira për tregtarët që shesin prodhimet bujqësore në një treg enkas.

Kandidati demokrat gjate takimeve theksoi se programi tij parashikon dhe ndërtimin e 250 kilometrave rruge rurale që sipas tij janë lënë pa investime nga bashkia.