Për 1 Maj, në Ditën e Punëtorëve, kandidati për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci është kthyer pas në kohën kur ishte në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërsa ka ndarë disa foto në Facebook, Beci shkruan se atëherë ka realizuar 91 projekte në Shkodër, teksa u shpreh mirënohjen të gjithë puntorëve, inxhinierëve dhe të gjithë personave që ndihmuan në zbatimin e projekteve të tij.

“Mirëmëngjesi! Duke përfituar nga dita e sotme, po kthehem pas në kohë përmes fotove e kujtimeve. Kur isha  drejtues i  Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër, 179 në të gjithë qarkun. Rrugë, ujësjellës, rikualifikime, shkolla, terrene sportive, muzeun Marubi, sheshin e Shirokës, Rrugën Shkodër Velipojë…

Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punëtor, teknik, inxhinier, arkitekt e zbatues, për çdo njëri që vuri punën të parën e ndikoi në hartimin e zbatimin e këtyre projekteve. Faleminderit shumë, nga zemra! Gëzuar 1 Majin”, shkruan Beci.