Sali Berisha thotë se ka komunikm me Qeverinë britanike, pavarësisht se e Londra e ka shpallur atë “non grata”.

Sipas Berishës, ai thotë se ka një shkresë në të cilën Britania thotë se nuk ia heq “non gratën”, se i bie autoriteti.

“Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: “Të mos ia heqim se na bie reputacioni”.

I kam të gjitha dokumentet, do t’ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t’i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t’i bëj publike”, thotë Berisha.

Ai akuzoi ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith se ka gënjyer autoritetet britanike me shpifje të servirura nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

“Dizenjimi nga qeveria e Britanisë së Madhe, më ka dhënë mua të mësoj të gjithë setin e shpifjeve të turpshme që Alastair King-Smith i ka dërguar qeverisë së tij, të marra të gjitha në akte korruptive nga Erion Veliaj, Lulzim Basha, Edi Rama.

Dhe unë ato do t’i bëj publike sepse Britania në dallim nga SHBA, para se të shkosh në gjykatë për shpifje, Britania ndryshon se njeh të drejtën Europiane, njeh ligjin e Gjykatës së Strasburgut.

Para se të shkoja, je i detyruar të ndjekësh kanalin administrativ të ankesës. Autoritetet britanike me shumë korrektesë kanë dorëzuar dokumentet e servirura nga Alastair dhe Dunkan, dokumente të cilat përbëjnë një turp të vërtetë.

Dua të informoj shqiptarët, ambasadori shkon institucion më institucion dhe iu lutet që t’i japin dokumente për mua se na ka hedhur në gjyq Berisha, duke shkelur në mënyrë flagrante kodin e vendit që përfaqëson.

Përpiqet të gjejë dëshmitarë të rremë shqiptarë apo të huaj, por me këto sukses nuk do të ketë. Procesi në Britani është më i zhdërvjellët, unë kam besim te sistemi i drejtësisë në SHBA.

Për të shkuar në gjykatë duhet të kalosh në kanalin administrativ ligjor të përcaktuar me ligj. Do shihet se në çfarë bataku e kanë zhytur ambasadorin britanik Rama, Veliaj, Basha, pastaj detyrohesh të shkosh ministri më ministri këtu për të gjetur argumente për shpifjen që ka bërë. Këto do marrin përgjigjen e duhur”, tha ai.