Ditë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, pas falënderimeve për votim apo pranimit të humbjes nga kandidatët në qarqe të ndryshme, vijojnë sulmet politike dhe akuzat. Sali Berisha, emri i të cilit me 14 maj nuk rezultonte në listë, shprehu se nuk ishte fajtori për humbjen e thellë. Kërkesës se llogarisë nga demokratët, të zhgënjyer pasi prej muajsh dëgjonin thirrjet e fitores bindshëm, Berisha iu përgjigj duke hequr përgjegjësitë nga vetja.
Teksa situata vijon e koklavitur edhe në Partine Demokratike, ku Sali Berisha historikisht ka qenë në krye të saj – ky I fundit nuk ndalon postimet në rrjete sociale ku të shigjetuar ka Edi Ramen.
Këtë herë ka zgjedhur një fotografi të një posteri të partisë “Liga Nacionale” Dom, në garë per zgjedhjet e Parlamentit Europian në Slloveni më 2019. Kjo foto është shkrepur 4 vite më parë, dhe është shoqëruar me debat si atëherë, edhe sot.
Kjo parti me elemente nacionalist, është shprehur kundër emigrantëve shqiptarë dhe kanë kundërshtuar që të rinj shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria të gjejnë mundësi punësimi e strehimi në Slloveni.
Sali Berisha e ka lidhur këtë poster me imazhin e kryeministrit, duke i bashkangjitur postimin edhe mbishkrimin: “Kur bëhesh dele e zezë për maskaradë elektorale dhe të tjerët të përdorin si gogol elektoral!” Ndërkohë që shprehja në poster përkthehet: Para se gjithash Slloveni, jo Shqipëri
Në 2019 janë mbajtur zgjedhjet për përfaqësimin e Sllovenisë në Parlamentin Europian. 482 mijë Qytetarë votuan mes një listë me 14 parti, ndër të cilat edhe Liga Nacionale Dom, që mori rreth 8 mijë vota dhe asnjë karrige në Parlamentin Europian.