Kriza në Partinë Demokratike është ashpërsuar edhe më shumë, pas rezultatit zhgënjyes që morën në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Largimi i Berishës, do të jetë një pikë kthese dhe bashkimi mes dy fraksioneve që janë krijuar. Kështu ka deklaruar ish deputeti Fatbardh Kadilli, në një intervistë për Vizion Plus.
Kadilli më tej tha se të gjithë e dinë se me Berishën në krye nuk kanë zgjidhje për të ardhur në pushtet, e sërish sipas tij, askush nuk ka guximin që t’ia thotë këtë gjë.
Ish deputeti tha se Berisha duhet t’i japë peshë fjalës që ka thënë, kush humbet zgjedhjet largohet.
-Pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, ka shumë debate mbi atë që çfarë duhet të ndodhë në grupin e Rithemelimit: Ju jeni pro apo kundër dorëheqjes së Sali Berishës?
Patjetër që duhet të japë dorëheqjen. Ai nuk ja doli as të rrëzoj Ramën dhe as të mbrojë votën nga Rama. Mundësia për ta bërë këtë ju dha.
-Çfarë kostoje politike mund të ketë ky grupim nëse ndjek jo analizën e humbjes, por vetëm fajësimin e kundërshtarit politik?
Një grup ose rrugullon kulturën dhe përballen me kundërshtarin, ose krijon kulturën për të gjetur fajin tek kundërshtari. Nuk është më koha për një sjellje të tillë. Derisa PD humbet për të disatën herë, duhet parë se çfarë duhet të ndryshojmë ne. Njerëzit nuk e lëshojnë votën për para, nëse e dinë që ndryshon pushtetin.
Në grupimin e tij askush nuk ka kurajo ti kërkoj largimin. Një nga gjërat që nuk shkon, me ata kur bisedon individualisht e dinë që me Berishën nuk ja dalin dot. Edhe Berisha e di këtë. Po ai ka cipën izoluese të shoqërisë. Nëse opozitarët duan ndryshim, kjo vjen nga sjellja e liderit. Berisha sduhet ti japë vlerë fjalës së tij, humbësi largohet.
-Në grupin tjetër gjendja duket edhe më kaotike pas largimit të Enkelejd Alibeajt: Çfarë duhet të bëjë ky grup? Të zgjedhjë një kryetar të ri apo të nisë negociatat për bashkim?
Berisha ka në dorë edhe bashkimin e partisë me bashkimin e tij, sepse kemi rithemelimin e Berishës dhe PD zyrtare që nuk e duan Berishën. Sot problemi është do shkohet tek rënjët, tek një PD që kishte liri, kthesë dhe jo largime. Kjo duhet të ishte zgjidhje dhe përgjigje duhet ti jepet si do e bëjmë jo me kë do e bëjmë. Atëherë kishte vërtetësi dhe zemër.