Kryetari i Bashkisë së Tiranë është paraqitur ditën e sotme në GJKKO ku do të mbahet seanca e parë lidhur me padinë e tij kundër ish kryeministrit Sali Berisha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranë është paraqitur ditën e sotme në GJKKO ku do të mbahet seanca e parë lidhur me padinë e tij kundër ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka hedhur akuza në drejtim të Veliaj, duke thënë se “ai ka bërë udhëtime sekrete në Iran dhe se janë shqetësuar vendet partnere”. Veliaj i ka konsideruar këto akuza si të pavërteta për këtë arsye e ka paditur Berishën me akuzën për shpifje. Report TV mëson se Berisha nuk është në seancë. “Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Ministri i juaj i Jashtëm ka qenë në Iran”, ka thwnw mw herwt Berisha.