Tre liderët kryesorë të politikës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë “përplasur” dje edhe live në media të ndryshme.
Kështu, kryeministri Edi Rama ishte te “Opinioni” i Blendi Fevziut, Sali Berisha në “Top Story” të Grida Dumës, ndërsa Ilir Meta në “Real Story” në Report TV. Të tre i kanë postuar emisionet në faqet e tyre në rrjetet sociale.
E duke qenë se tema ishte për zgjedhjet e së dielës, Rama ka fituar bindshëm betejën e audiencës online.
Ai është ndjekur nga mbi 15 mijë ndjekës, shumë larg Berisha me 2 mijë ndjekës.
Por shifra qesharake është e Ilir Metës. E kanë ndjekur vetëm 80 veta.
Ose partia e tij e Lirisë nuk e ndjek kryetarin e saj (nuk i beson ndoshta) ose ndoshta kaq është dhe fuqia e kësaj partie.