Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshëndeti atë që ai e përshkroi si një vendim historik nga SHBA për të dërguar avionë luftarakë modernë në vendin e tij, siç janë F-16 të kërkuar nga Kievi. “Kjo do të ndihmojë shumë forcat tona ajrore”, shkroi Zelensky mes të tjerash në Twitter.

Sipas një zyrtari të lartë, Biden la të kuptohet më herët të premten, duke folur në samitin e G7 në Hiroshima, se do të jepte “dritën jeshile” për dërgimin e avionëve luftarakë, përfshirë F-16 të SHBA, në Ukrainë nga vendet perëndimore. Kjo masë është pjesë e përpjekjes për të forcuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

Lejen përfundimtare për eksportin e pajisjeve ushtarakë te palët e treta e jep shteti prodhues, në këtë rast SHBA.Sipas të njëjtit burim, Biden i siguroi bashkëbiseduesit e tij se ai mbështet nismën e tyre të përbashkët për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët e gjeneratës së katërt (si F-16).