Pritej që gara për Shkodër të ishte e “nxehtë” me koalicionin “Bashkë Fitojmë” që e ka bastionin e saj dhe Partinë Socialiste që bëri gjithçka për ta thyer në këto zgjedhje.

Benet Beci, një ish-demokrat u vendos nga PS si kandidat për këtë bashki, në krahun tjetër koaliconi “Bashkë Fitojmë” vendosi Bardh Spahinë, i cili triumfoi një vit më parë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në përfundimin e procesit të votimit, Bardh Spahia doli në një konferencë për mediat ku u duk mjaft entuziast duke u shprehur se fitorja në Shkodër do të ishte e thellë, në krahun tjetër Benet Beci anuloi daljen e tij, duke thënë se do të flasë pasi të përfundoi numërimi.

Deri më tani janë numëruar votat në 34 qendra votimi, nga 247 që janë në total dhe është Beci ai që kryeson dhe me një diferencë prej më shumë se 1,500 votash, ose 60.77%.

Kandidati i PS ka marrë 4677 vota, ndërsa Bardh Spahia ka marrë 3019 vota, ose 39.23%.