Dhimitraq Toli, kryetari i talentuar i Dropullit ka treguar edhe njëherë tjetër forcën e tij në bashkinë e vogël jugore, duke fituar bindshëm përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Thanas Meka.
Kandidati socialist Dhimitraq Toli ka fituar me një rezultat prej 3709 votash me 81.25% në total, ndërkohë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Thanas Meka ka marrë 679 vota përkundrejt 177 votave të kandidatit të Nisma “Thurrje”
Dhimitraq Toli ka gjetur mbështetjen e gjerë të kryeministrit Rama dhe kjo vihet re dukshëm në transformimin e kësaj bashkie minoritare, e kjo pritet të provohet përsëri dhe 4 vjeçarin e ardhshëm të Tolit.