Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në Euronews Albania tha se gjykimi i çështjes së Belerit, është një ditë shumë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare.

Sipas tij, drejtësia duhet të tregojë se nuk intimoidohet nga presionet dhe shantazhet e Greqisë duke pasur këtu parasysh se për Fredi Belerin kanë folur shumë figura të rëndësishme të politikës greke. Idrizi tha se drejtësia duhet të bazohet vetëm te provat dhe te faktet që e sollën këtë çështje deri këtu.

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, e cila ndodhet në dy sfida.

Sfida e parë është që ajo nuk duhet të intimidohet nga presionet dhe shantazhet e Greqisë, sepse kemi parë gjithë këto ditë personazhe dhe persona të lartë politik, duke filluar, kryeministri, ministri i jashtëm, sekretari i përgjithshëm, vizita speciale në burg për Fredi Belerin, të cilët vazhdimisht, në mënyrë të çuditshme na kërcënojnë edhe në rrugë europiane dhe i kërkojnë institucioneve të pavarura të drejtësisë ta lirojnë Fredi Belerin.

Unë jam këtu për të besuar se ky test presioni do kalohet nga drejtësia shqiptare dhe së dyti pa dyshim që drejtësia shqiptare duhet të bazohet vetëm në fakte dhe në prova që kanë sjellë deri këtu”,-tha Shpëtim Idrizi.