I pyetur për çështjen e detit me Greqinë, Presidenti Bajram Begaj tha se është e vërtetë që ka një kërkesë nga ministria e Jashtme për ta çuar çështjen në Hagë. Begaj tha se po e vlerëson me seriozitetin më të madh këtë kërkesë, ndërsa theksoi se çështja do zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare
“Me Greqinë fqinje kemi një çështje. Unë kam një kërkesë nga ana e ministrisë së jashtme që është e shoqëruar me një relacion shpjegues. Si president i republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese, këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal. Është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje, zgjidhja është e bazuar në kushtetutën e Shqipërisë në akte dhe ligjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit. Me Ramën jam takuar disa herë. Çështjet që kam diskutuar që kanë qenë publike, tema për sigurinë kombëtare, çështja të lidhura me shërbimin e jashtëm, komunikimi është institucional, shumë i mirë”, tha Begaj.