Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi premtoi se do sillte projekte të reja dhe këngë për fansat e tij. Pas këngës me Donald Veshajn, duket se këngëtari ka plane të tjera në horizont.

Këngëtari ka postuar ditën e sotme në Instagramin e tij, në story një foto ku duket se është në studio diskografike, duke regjistruar këngë.

Luizi nuk ka publikuar asnjë detaj tjetër.

Kujtojmë se Luiz Ejlli u kthye në fenomenin e publikut shqiptar. Ai ka një shikueshmëri dhe pëlqëim masiv.