Gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Mancester Sitit luhen mbrëmjen e sotme në Bernabeu, në një 90 minutësh që premton spektakël. Dy skuadrat synojnë të bëjnë më të mirën në këtë përballje, në mënyrë që të prekin finalen e Stambollit, por gjithçka do ta vendosë fusha e lojës.
Aktualisht Mancester Siti është një nga skuadrat më të forta në botën e futbollit, si dhe pretendentja kryesore për fitimin e Championsit, por në anën tjetër vijnë ekspertët e këtij kompeticioni. I vetmi problem, duke pasur në favor dhe historinë, për madrilenët mbeten mungesat me Sebajos, Mendi dhe Militao. Në kampin e ‘the sitizens’ gjithçka duket në rregull edhe pse mbrojtësi Ake ka shfaqur problem muskulore.
Kjo është përballja e 9 mes Realit dhe Mancester Sitit ne Ligën e kampionëve, ndërsa 3 përballje i takojnë anglezëve, 3 galaktikëve, ndërsa 2 ndeshje janë mbyllur në barazim. Përplasja më e fundit mes dy klubeve është ajo e vitit të shkuar, ku madrilenët mposhtën e drejtuar nga Anceloti mposhtën anglezët në gjysmëfinalen e kompeticionit, kun ë fund u shpallën kampionë.