Sipas raportimeve, Mauricio Pochettino tashmë ka identifikuar pesë objektiva për Chelsea-n në merkaton e verës.

Trajneri argjentinas, 51 vjeç, ka pranuar të marrë drejtimin e klubit të Stamford Bridge në qershor pas një viti larg futbollit.

Pochettino u shkarkua nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit të kaluar.

Dhe ndërsa ai ishte lidhur me një kalim te Manchester United dhe rikthim në Tottenham, ai më në fund duket se ka vendosur të marrë drejtimin e Blues.

Ish-trajneri i Spurs thuhet se ka përpiluar listën e dëshirave të tij të merkatos për sesionin e verës.

Sipas The Mail, sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez është opsioni numër 1 i Pochettino-s kur vjen puna për të marrë një qendërsulmues.

Ylli i Interit, 25 vjeç, shihet si një alternativë ndaj Victor Osimhen të Napoli-t, i cili është gjithashtu në radarin e Chelsea-t, por për të cilin interesohet edhe Manchester United.

Një tjetër bashkatdhetar për të cilin interesohet Pochettino është portieri i Aston Villa-s, Emi Martinez.

Fituesi 30-vjeçar i Kupës së Botës është diskutuar si një përforcim i mundshëm për Spurs, por Chelsea mund të kërkojë t’ua rrëmbejë rivalëve dhe ta vendosë atë si numrin 1 të tyre përpara Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy.

Kapiteni i West Ham, Declan Rice është një tjetër objektiv i Pochettino-s, pasi ai duket se do të largohet nga Hammers në fund të sezonit.

Mesfushori anglez, 24 vjeç, është një objektiv edhe i Arsenali-t dhe Manchester United, por Chelsea është në dijeni se ai është një tifoz i Bluve që në fëmijëri.

Dhe Alexis Mac Allister i Brighton është njeriu i pestë dhe i fundit në listën e objektivave të Pochettino.

Menaxheri i tij ka konfirmuar se ai do të largohet nga Brighton në verë, me Liverpool një tjetër destinacion potencial.

Megjithatë, mund t’u duhet të bëjnë një investim të rëndësishëm, me Pulëbardhat që thuhet se kërkojnë rreth 70 milionë funte për fituesin e Kupës së Botës.