Të dielën e 14 majit që prej orës 07:00 të mëngjesit e deri në 19:00 të mbrëmjes, qytetarët iu drejtuan qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët dhe këshillat bashkiak në 61 bashkitë e vendit.

Që në orët e para të mëngjesit pjesëmarrja ishte e vakët, lidhur kjo dhe me problemet që u shfaqën në disa qëndra të votimit për shkak se nuk funksiononte pajisja e identifikimit elektronik. E për pasojë, qytetarët largoheshin nga qëndrat e votimit pa votuar. Problem që u rikuperua duke votuar manualisht përmes listave të printuara.

Ndërkaq referuar të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në rang vendi ishte 37.79%. Por si është paraqitur pjesëmarrja e votuesve në qytete?

Së pari në kryeqytet pjesëmarrja në votime ka arritur në 42.71%. Tre bashkitë që kanë pasur pjesë marrjen më të lartë në votime është bashkia e Fushë-Arrëzit me 53.20%, Kukësit me 52.71%, Libohovës me 50.77%.

Por nga ana tjetër bashkitë me pjesëmarrjen më të ulët në votime kanë rezultuar të jenë bashkia e Finiqit me 18.32%, Dropulli me 24.73% dhe ajo e Vlorës me 24.94%.