Nuk dëgjuam ndjesën e tij drejtuar mijëra zgjedhësve pasi pajisjet nuk funksionuam. Kjo meriton një analizë të veçantë pas zgjedhjeve, pasi qeveria e ka financuar. Nuk ka si të mos na vijë tmerrësisht keq kur u penguan mijëra zgjedhës për disa orë duke i mbajtur në pritje e duke i detyruar të largoheshin. I lutem qytetarëve të rikthehen e të kryejnë detyrën si qytetarë. I bëjmë apel të gjithë qytetarëve të votojnë në orët në vijim. Kushdo prej nesh që voton,voton edhe për ata që nuk mund, thirrja e PS-së është votoni.”- tha Muzhaqi.