Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Saukut në Tiranë.
Konkretisht makina i përket ambasadës ruse në Tiranë, ndërsa si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus të akredituar në Tiranë, si edhe është plagosur drejtuesi i automjetit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se makina po lëvizte me shpejtësi tejnormave të lejuara, cka ka sjellë daljen e saj nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.