Zijad Bećirović, drejtori i Institutit IFIMES, një boshnjak i lidhur ngushtë me zyrtarë të arrestuar për korrupsion e rryshfet në vendin e tij, i fotografuar shpesh në Tiranë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, ka ndërmarrë një fushatë intensive jo vetëm kundër Shqipërisë, por edhe ndaj aleatëve të saj perëndimorë, BE dhe NATO.

Në një artikull të fundit përpara zgjedhjeve vendore në Shqipëri, në faqen e Institutit të tij, shkruhet se “BE dhe NATO nuk arritën të zgjidhnin krizën politike në Shqipëri dhe kriza ekspozoi rrjetin e korrupsionit të Edi Ramës, ku përfshiheshin disa (ish) zyrtarë të lartë të BE-së, SHBA-së dhe vendeve të tjera.”

Pra të njejtat sulme që Sali Berisha dhe Ilir Meta nga Tirana, bashkë me Dodikun nga Republika Srpska i kanë drejtuar kundër aleatëve perëndimorë, tashmë Zijad Bećirović i ka artikuluar përmes websajtit të Institutit të tij, IFIMES.

Për Berishën, Metën, Dodik dhe Bećirović, BE dhe NATO kanë vetëm zyrtarë të korruptuar që shiten dhe blihen lehtësisht nga qeveria në Tiranë.

Më herët, mediat boshnjake kanë ngritur dyshime të forta për lidhjet e Bećirović me qarqet radikale islamike dhe burimet e financimit të Institut të tij./Lexo.al

Me heret investiguam se: https://www.lexo.al/2023/05/financime-te-erreta-dhe-pastrim-parash-kush-eshte-drejtori-i-institutit-qe-nxin-shqiperine-dhe-miqesia-me-meten-e-berishen/