Pas arrestimit të Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave, Ministria e Jashtme greke ka njoftuar se ambasadorja e Greqisë në Tiranë Konstantina Kamitsi, është nisur për në Vlore dhe pastaj do te shkoje ne Himarë, për të takuar Belerin dhe njerëzit e tij.

Gjithashtu ambasadorja greke në Tiranë, ka njoftuar gjithë ambasadorët e BE në Shqipëri lidhur me arrestimin e Belerit.

Më herët, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodhorikakos i ka telefonuar homologut të tij shqiptar, Bledi Çuçi për ti kërkuar këtij të fundit lirimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.