Në ditën kombëtare ku nderohen Dëshmorët e Atdheut, një nderim të veçatë iu bëhet 226 punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët kanë rënë në krye të detyrës. I fundit që iu bashkua listës së dëshmorëve të Atdheur është nën komisar Saimir Hoxha i cili humbi jetën gjatë një operacioni antikanabis në 2021 në Lezhë. Për familjarët e tij dhimbja është e freskët dhe nuk I mbajnë dot lotët teksa e nderojnë pranë varrezave të dëshmorëve. Ndërsa oficerit të Reneas, Ibrahim Basha të rënë gjatë operacionit në lazarat për ta kujtuar në ditën e dëshmorëve i kishin ardhur kolegët e repartit. Koha nuk I shëron plagët. Këtë na tregoi nëna e komisar Dritan Lamajt. Sytë e saj vijojnë të jenë me lot si shkurtin e vitit 2013 ku në televizor mësoi lajmin e kobshëm.
“Ishte i dashuruar me punën. Orët e para i kishte punë, orët e vona i kishte punë”, tha nëna e tij. Ngushëllim për të tashmë është vetëm mbesa, vajza e dritanit. “Vajza u bë inxhiniere kompiuteri. Jeta vazhdon vetëm ai nuk është më”, tha ajo. Lotët nuk janë tharë as për nënën e dëshmorit të atdheur Saimir Duçkollari të vrarë gjatë një operacioni në vitin 2009.
“Sikur ka ndodhur sot. Më shumë shtohet dhimbja sidomos për nënën”. Të tjerë dëshmrë mbahen gjallë në kujtime. “Artani ka qenë djalë i shkëlqyer. Jemi krenarë për të por e tillë erdhi koha. Ai luftonte për kauzën e tij, në Vlorë në Fier kudo ku shkonte”, tha Qerim Cuku, kushëri i Artan Cukut. Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme së bashku me të afërm të policëve të rënë në akademinë e policisë zhvilluan një ceremoni përkujtimore në nder të tyre. Ndërsa siç është bërë tashmë traditë në varrezat e dëshmorëve pati homazhe dhe nga figurat politike. Edhe këtë vit nuk munguan nostalgjikët që vizituan Varrezat e Dëshmorëve me pankarta të partisë së punës dhe fotografi të diktatorit.