Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint Germain këtë verë. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano në rrjetin e tij social duke thënë se sulmuesi anësor ka vendosur të mos rinovojë kontratën me francezët.
Ngjarja më e fundit ku klubi e pezulloi për shkak të udhëtimit të tij në Arabinë Saudite për një fushatë komerciale duket se ka qenë vendimtare për vendimin e tij.
Ndërkohë Messi ka disa mundësi të reja përsa i përket skuadrave që duan shërbimet e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndjekë karrierën e tij jashtë Europës. Al Hilal dhe Inter Miami janë gati t’i ofrojnë Messit një kontratë të majme.
Gjithashtu edhe Barcelona kërkon rikthimin e tij. Në sezonin aktual në Francë, Messi ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola duke dhuruar edhe 16 asistime për shokët e skuadrës.