Një aksident i frikshëm është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga duke u përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili u dërgua me urgjencë në spital. Sipas pamjeve të siguruara nga Albeu.com, makina shihet duke u rrotulluar disa herë para se të përplaset me pemën. Për fat të mirë pranë zonës ku ndodhi aksidenti nuk pasur persona të tjerë.