Delhi në Indi është destinacioni më i lirë për vizitë turistike. Të paktën kështu është vlerësimi i faqes britanike të quajtur Traveler’s Elixir, e cila ka llogaritur se për një qëndrim pesëditor në këtë qytet do t’ju nevojiten rreth 165 euro. Çmimet mesatare të akomodimit në Delhi janë jashtëzakonisht të përballueshme, për një natë në një hotel me tre yje do t’ju duhen rreth 17 euro, dhe në një hotel me pesë yje 169 euro.

Shikoni 10 vendet më të përballueshme për një qëndrim pesëditor sipas analizës së Traveler’s Elixir:

-Delhi, Indi, 165 euro për një qëndrim pesëditor.
-Phnom Penh, Kamboxhia, 205 euro për një qëndrim pesëditor.
-Katmandu, Nepal, 209 euro për një qëndrim pesëditor.
-Tbilisi, Gjeorgji, 227 euro për një qëndrim pesëditor.
-Medellin, Kolumbi, 232 euro për një qëndrim pesëditor.
-Ho Chi Minh, Vietnam, 236 euro për një qëndrim pesëditor.
-Chiang Mai, Tajlandë, 260 euro për një qëndrim pesëditor.
-Kajro, Egjipt, 263 euro për pesë ditë qëndrim.
-Luang Prabang, Laos, 265 euro për një qëndrim pesëditor.
-Bangkok, Tajlandë, 266 euro për një qëndrim pesëditor.