Kryeministri Edi Rama thotë se Erion Veliaj është personi që i duhet Tiranës në krye të bashkisë.

Në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë theksoi se ka bashkëpunim të shkëlqyer me Veliajn dhe se të dy punojnë për zhvillimin e kryeqytetit dhe vendit.

“Për mua është kryetari i bashkisë që i duhet Tiranës. Jam i lumtur për bashkëpunimin që kemi, natyrisht ai ka parcelën e vet të ekzekutimit të gjërave, unë kam kompetencat e mia”, tha Rama.