Kryebashkiaka Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit, është shprehur në një takim me banorët e Romanatit se: “disa vite pasi hyri në fuqi reforma territoriale, ne kemi tashmë pjesë të bashkisë Durrës edhe ish komunat që qeveriseshin nga Partia Demokratike. Në vitin 2015 i morëm këto njësi të zhytura në borxhe, ndërkohë që nuk kishin bërë asnjë investim, në rrugë, infrastrukturën arsimore, kanalizime apo ujin e pijshëm. Sot situata është krejt tjetër, kemi shlyer borxhet dhe investimet që kemi bërë janë të shumta dhe të prekshme nga banorët e çdo njësie administrative”.

Kryebashkiakja Sako ka deklaruar në takimin me banorët e Romanatit se borxhet e mbartura të ish-komunave kanë qenë 3.7 milion dollarë, të cilat rënduan mbi taksapaguesit e qytetetarëve të Durrësit. Në fshatin Romanat është investuar në infrastrukturën rrugore, ndërkohë që janë evidentuar si prioritet shumë rrugë të tjera, me gjatësi afro 4 km që nisin nga ndërtimi që këtë vit. Kryebashkiakja Sako tha para banorëve të zonës se: “do të zgjidhim edhe problemin e ujit të pijshëm, ashtu siç kemi bërë në Sukth, Katund i Ri dhe njësi të tjera. Për fshatin Romanat është menduar që të shtrohet linjë e re e furnizimit me ujë të pijshëm për të zgjidhur një herë e mirë këtë problem”.
“Të gjitha angazhimet që po marim këtu do të realizohen hap pas hapi dhe kur të vijmë herën tjetër, ju do ta shihni që ne e kemi mbajtur fjalën e dhënë”, – shtoi më tek kryebashkiakja Sako. Ajo shtoi se të gjitha punët e mira, investimet etj, janë punë që janë bërë nga Partia Socialiste, e cila e ka bërë Durrësin një qytet më të mirë, më të pastër, një qytet më të bukur dhe për këto aryse në duhet të ecim vetëm përpara dhe të mos shohim pas.

Kryebashkiaja Emiriana Sako iu drejtua banorëve që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë numrin 2 dhe Partinë Socialiste, sepse ajo është e vetmja forcë progresiste që punon për zhvillimin e vendit dhe jo e djathta ekstreme që është prapambetja dhe e shkuara.