Eduart Bardho është i riu i arrestuar nga policia pasi akuzohet se kishte grabitur një automjet me karrotrec në Tiranë.
Ai kishte pikasur automjete kryesisht ML, Benz dhe motoçikleta.
Pasi i vinte syrin një automjeti ai ndiqte itinerarin e tyre për të parë se ku do parkonin dhe më pas organizonte kohën dhe mjetet e nevojshme për të kryer vjedhjet.
Më pas ai u ndërronte targat dhe i shiste në tregun e zi.
Së fundmi kishte organizuar edhe vjedhjen e motorit të tij të punës. Nga hetimet rezultoi se pasi e kishte vjedhur, e kishte shitur te një person tjetër.