Në takimin me banorët e qarkut të Korçës ajo çka ra në sy ishte entuziazmi që dha fjalimi i kryetarit të bashkisë Maliq Gëzim Topçiu.
Gjatë gjithë kohës turma e entuziazmuar thërriste emrin e tij, në shenjë nderi dhe respekti për punën e kryer përgjatë viteve që ai ka drejtuar këtë bashki.
Kjo i ka bërë përshtypje edhe kryeministrit Rama, i cili është surprizuar nga mbështetja që Topçiu ka marrë nga banorët e Maliqit, çka rrallë herë ndodh që edhe pse vite në pushtet, të gëzosh respektin e njerëzve që drejton.