Recep Tayyip Erdogan po ecën i sigurt drejt fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në 28 maj. Aleanca nën kreun e Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu “ka nisur të fusë ujë”. Siç raporton ERT, 11 anëtarë të Komitetit Themelues të Partisë së Ardhmërisë të ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu, i cili është pjesë e aleancës në favor të Kilicdaroglu, dhanë dorëheqjen nga partia dhe iu bashkuan AKP-së së Erdoganit.
Të 11 zyrtarët kanë dalë kundër gjuhës së ashpër të përdorur së fundmi nga Kemal Kilicdaroglu, i cili tha se do të dëbojë të gjithë refugjatët sapo të marrë pushtetin. Dy pretendentët për presidencën e Turqisë tani më kanë vetëm gjashtë ditë për të bindur votuesit përpara raundit të dytë të zgjedhjeve pas atij të 14 majit, i cili nuk nxori një fitues.
Me 49.52% të votave, 69-vjeçari Rexhep Tajip Erdogan, për të cilin shumë thanë se ishte i lodhur dhe i rraskapitur pas njëzet vjetësh në pushtet, fillon me një avantazh prej 2.5 milionë votash ndaj Kemal Kilicdaroglu , 74 vjeç, dikur një zyrtar i lartë i Ministria e Financave, një veteran i politikës turke.
Ai që premtoi rikthimin e “pranverës”, “demokracisë” dhe “shtetit të së drejtës” numëron vetëm 44.9% të votuesve, pavarësisht mbështetjes së koalicionit të gjerë të partive që shpresonin të merrnin pushtetin.